22:52 - 23 Maj 2022

Zgjedhja e presidentit të ri shqiptar ka bërë jehonë edhe te media e madhe austriake“Kurier”. Ajo ka botuar një artikull me titullin “Në Shqipëri askush nuk dëshiron të bëhet president”, duke treguar mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.

Deri në 24 korrik në Shqipëri ka një president. Në këtë datë i mbaron mandati Ilir Metës.

Kush do e zëvendësojë atë, deri tani është e panjohur, pasi afati i dytë për votim kaloi pa sukses në parlament.

Deri tani nuk është nominuar asnjë kandidat nga partitë parlamentare.

Sipas ligjeve të vendit, presidenti i Shqipërisë duhet të zgjidhet pas pesë raundeve.