×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mediat” e Vetëvendosjes që shpërndajnë propagandë dhe lajme të rrejshme

    Insajderi
    21 April 2021 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka ditë që Lëvizja Vetëvendosje është duke kundërshtuar mediat në Kosovë, me arsyetimin se të njëjtat janë duke shpërndarë lajme të rrejshme.

    Por, vetë partia e cila ende s’i ka bërë një muaj që nga marrja e pushtetit, ka disa grupe dhe faqe në të cilat publikohen vetëm të “vërtetat” që Lëvizja do.

    Grupi meKryeminsitrin i cili ka 329 mijë anëtarë – shpesh ka publikuar lajme të pavërteta për personat që ata i konsiderojnë “armiq” të Albin Kurtit dhe Vetëvendosje.

    Mbështetësit e Vetëvendosjes e mbajnë edhe portalin mekryeminsitrin.info, në të cilin publikohen lajmet që flasin për “sukseset e Albin Kurtit dhe të kabinetit të tij”, ndërsa kundërshtohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga lideri.

    Partia që tani udhëheqë me shtetin e ka edhe televizionin e saj. Aty paraqitën herë pas herë zyrtarët e lartë të partisë dhe flasin për gjërat që ata dëshirojnë në bazë të pyetjeve që përgatiten po nga mbështetësit e tyre.

    Në pak ditë pushtet, gazetarët kanë marrë shumë pak përgjigje në pyetjet që kanë dërguar tek ministrat dhe zyra e Kryeministrit.

    Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka kthyer përgjigje vetëm në pyetjet që i kanë konvenuar.

    Pavarësisht këtyre, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e mori guximin dhe tha se Insajderi ka publikuar një lajm krejtësisht të pavërtetë.

    “Lajmi i publikuar në Gazetën Insajderi, është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq. Më lejoni ta rithekësoj edhe një herë: lajmi i publikuar në Gazetën Insajderi, është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”.

    Kështu tha Arben Vitia, ministri Shëndetësisë, natën e 16 prillit, pak orë pas publikimit të hulumtimit të Insajderit që mban titullin: “Arben Vitia nuk e nënshkruan kontratën me Pfizer dhe BioNtech, rrezikon jetën e mijëra kosovarëve”.

    Vitia s’e tha asnjë fakt në kundërshtim të shkrimit i cili flet për neglizhencën e tij për të mos e nënshkruar udhëzimin administrativ që i hap rrugë blerjes së 500 mijë vaksinave nga Pfizer.

    Megjithatë, ministri Vitia njoftoi të dielen se e ka nënshkruar udhëzimin administrative, veprim ky të cilin e bëri vetëm dy ditë pas publikimit të hulumtimit të Insajderit./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark