×
  • Sport
  • Sport

    Mediat franceze e përfshinë në kurdisje, Llapi sqaron gjithçka përmes një komunikate për shtyp

    Insajderi
    24 February 2023 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi për kurdisje të ndeshjeve të futbollit në kampionatin e Kosovës tashmë është përhapur në shumë media të francës, përfshirë edhe ato ndër më të mëdhatë.

    Ato po raportojnë për një skandal kurdisjesh  në futbollin kosovar, në favor të bastoreve.

    Llapjanët akuzohen se janë të përfshirë në trukimin e katër ndeshjeve, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit, ndërsa për përfshirje në këtë skandal janë arrestuar nëntë persona në Francë, prej tyre katër kosovarë.

    Mediat franceze zbulojnë se në këtë “dallaver” janë përfshirë edhe kryesia, shtabi teknik dhe disa lojtarë të Llapit, ndërsa hetimet janë bërë në kompani të basteve, ku pretendohet se ka pasur lëvizje të dyshimta të kuotave.

    Llapjanët nga ana e tyre ndihen të pastër dhe i këshillojnë tifozët e tyre të mos shqetësohen dhe të mos bien pre, sipas tyre, e dezinformatave.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën për shtyp të lëshuar nga llapjanët sonte:

    Komunikatë për shtyp

    Ndonëse vonë, me shkas po iu drejtohemi me këtë komunikatë për shtyp.

    Kryesia e K.F. Llapi ka analizuar me vëmendje shkrimet e fundit në portale dhe gazeta të ndryshme në të cilat është përmendur emri i klubit tonë kinse për kurdisje ndeshjesh.

    Ftojmë gjithë tifozët llapjanë që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës.

    K.F. Llapi ju njofton se nuk ka asnjë informatë të vetme të konfirmuar nga organet e hetuesisë rreth këtyre pretendimeve siq janë publikuara nga portalet dhe gazetat e ndryshme.

    Ne si klub nuk kemi as edhe më të voglin shqetësim rreth këtyre pretendimeve të pabaza dhe tendencioze dhe ftojmë edhe tifozët që mos të shqetësohen sepse nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

    Jemi të fokusuar 100% vetëm për ndeshjen me Prishtinën dhe nuk ka forcë që na ndal drejt arritjes së objektivave tona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark