×
  • Sport
  • Sport

    Mediat portugeze: Lojtarit të Benficas i ndalohet hyrja në Kosovë

    Insajderi
    29 November 2023 - 10:44

    Ivan Chishkala, lojtar i Benfica në futsal është jashtë Elite Round të Ligës së Kampionëve. Anësori rus nuk ka marrë autorizim nga Kosova për të hyrë në vend.

    Sipas mediave portugeze, Benfica është në Grupin B dhe do të përballet me sllovenët e Dobovecit (nesër, në ora 16:00), kazakët e Kairat Almaty (e enjte, ora 16:00) dhe kosovarët e Prishtinës (të shtunën, në orën 19:00).

    Kjo është hera e dytë që Ivan Çishkala dështon në Elite Round për të njëjtat arsye.

    Sezonin e kaluar, 28-vjeçari nuk mori autorizim nga autoritetet kompetente për të hyrë në Rumani. /Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark