×
  • Sport
  • Sport

    Mediat rumune çojnë në qiell Ermal Krasniqin

    Insajderi
    09 February 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ermal Krasniqi vazhdon të shkëlqejë në futbollin rumun.

    Djaloshi nga Malisheva për herë të tretë radhazi ka lënë në bankën e rezervë, rumunin dikur të pazëvendësueshëm Ciprian Deac, përcjell Futbollikosovar.net.

    Ky i fundit, përkundër moshës së shtyer, gëzonte mbështetje nga trajneri dhe kishte vend thuajse të sigurt në formacion.

    Megjithatë, me zbarkimin në Cluj të Krasniqit gjërat kanë ndryshuar dhe për këtë tashmë kanë shkruar edhe mediat rumune.

    Në anën tjetër, presidenti i klubit ka folur për Deac, duke thënë se është i nevojshëm për skuadrën, ani pse është në moshë të shtyer.

    “Ai u rikthye nga lëndimi dhe kur inkuadrohet po bën punë të mirë”, ka thënë i pari i klubit të madh rumun, Cristi Balaj për Fanatik.ro.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark