×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mediet franceze shkruajnë për laptopin e vjedhur të gjyqtarit të Speciales

    Insajderi
    24 January 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një laptop me të dhëna shumë të ndjeshme për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dyshohet se është vjedhur nga banesa e gjyqtarit të Dhomave të Specializuara.

    Kështu raporton gazeta franceze Le Journal du Dimanche, sipas së cilës, ky laptop u vjedh në banesën e gjyqtarit në Paris, e që ka ngritur shqetësime dhe brenga tek autoritetet gjyqësore dhe policore në shtetin francez.

    Për këto raportime nuk kanë dashur të prononcohen nga Specialja. Nga kjo gjykatë, kanë thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e medieve franceze të cilit po i referohen të tjerët.

    Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës kanë bërë të ditur se nuk janë në dijeni për rastin dhe as nuk kanë kompetenca për çështjen në fjalë.

    Ndërsa avokatë të Kosovës të licencuar nga Specialja, thonë se të dhënat tanimë janë te trupi gjykues dhe mbrojtja.

    “Sa i përket pistave hetimore në lidhje me këtë rast, duhet të them se asnjëri prej të pandehurve i cili është duke u proceduar penalisht pranë Dhomave të Specializuara nuk ka pas interes që ta aranzhojë apo ta koordinoj një gjë të tillë për faktin se edhe tek rasti ‘Thaçi dhe të tjerët’ e edhe te rasti i Pjetër Shalës, rasti tashmë është në shqyrtimin gjyqësor dhe të gjitha provat tashmë nga gjyqtari i procedurës paraprake janë dorëzuar tek trupi gjykues, kështu që asnjëri prej të pandehurve nuk ka

    as asnjë lloj motivi që ta koordinoj një aktivitet të tillë”, tha Artan Qerkini, avokat I licencuar.

    “Mund të ndryshoj procesin gjyqësor sepse mund të bie në dorë të palëve të tjera që kanë interes lidhur me ato prova, mund të bjerë në dorë të shteteve të ndryshme, individëve që punojnë për organe të ndryshme shtetërore, të shteteve jo mike, por edhe individëve që kanë interes që të dëmtohet procesi, gjyqësor, por megjithatë konsideroj që provat janë dhe pjesa më e madhe e procesit gjyqësor do të jetë publik dhe nuk do të duhej të ndikonte në rrjedhën e procesit gjyqësor”, tha Skënder Musa, avokat i licencuar.

    RTK ka kontaktuar me ministrinë e Drejtësisë në Francë, por në një përgjigje me shkrim na kanë rekomanduar të kontaktojmë me Prokurorinë në Paris, e cila gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark