Mediet serbe nuk e kanë pritur aspak mirë pranimin e Kosovës në FIFA. Në raportimet e tyre të para pas pranimit të Kosovës në institucionit më të lartë të futbollit ndërkombëtar, mediumet serbe e qujnë “të turpshëm” këtë vendim.
Gazeta “Kurir” artikullin e ka titulluar “SKADAL i ri: Edhe FIFA, pas UEFA-s, pranon Kosovën!”, kurse “Novosti.rs” ka qenë më e rezervuar në cilësim të pranimit të Kosovës në FIFA, duke e titulluar artikullin vetëm “FIFA pranon Kosovën!”.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe “B92” dhe “Danas”, e cila doli me titullin “Kosova pranohet edhe në FIFA”. /Insajderi.com