Mediat turke kanë shkruar sot për ftesën e Përfaqësueses së Kosovës bërë sulmuesit kosovar të Giresunsporit, Vedat Muriqi.
Sipas tyre, shkaku i ngathtësisë së autoriteteve turke në lidhje me dokumentacionin, Muriqi ka marrë ftesën zyrtare nga Kosova.
Sulmuesi prizrenas kishte deklaruar se është në pritje të dokumenteve turke, për të luajtur më pas me Kombëtaren e Turqisë.
“Kur desha të marrë nënshtetësinë e Turqisë në fillim të sezonit, unë thashë se dua të luajë për Kombëtaren turke. Më pas, puna e dokumenteve më solli vetem ankth. Tani, Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018. Unë jam ftuar nga Kosova për miqësoren e 3 qershorit me Ishujt Faroe. Por, m’u desh t’i kërkoja shumë falje trajnerit, pasi më 3 qershor do të fejohem”, deklaroi Muriqi, shkruan GazetaOlle.
Muriqi në sezonin e sapo mbyllur të ligës së dytë turke, shënoi 17 gola me Giresunsporin. /Insajderi.com