×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Medon Berisha flet për herë të parë pse la Kosovën për Shqipërinë: E kam pasur ëndërr, dua të luaj në Champions League

    Insajderi
    20 September 2022 - 12:22

    Kombëtarja U-20 vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20, që do të luhen që të dyja në Kroaci.

    Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra ka zhvilluar seancën e radhës në kompleksin Tropikal në Durrës, ku kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët e ftuar për këto dy teste të rëndësishme miqësore.

    Dy nga prurjet e reja të kuqezinjve, Medon Berisha dhe Behar Ismajli kanë shprehur edhe emocionet e para për këtë grumbullim të pare me ekipet Kombëtare të moshave, teksa bëhet fjalë për dy lojtarë të talentuar që aktivizohen që të vegjël në klube të huaja.

    Duke folur për Fshf.org mesfushori 18-vjeçar Berisha, i cili është pjesë e Leçes në futbollin italian, flet për arsyet e zgjedhjes për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi dhe se si ndihet në këtë eksperiencë të parë me Kombëtaren U-20.

    “Ndihem shumë mirë dhe shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grumbullimi dhe që mora ftesën nga Kombëtarja U-20. Mund të bëjë disa role të ndryshme në mesfushë, qoftë si mesfushor mbrojtës ashtu edhe ofensiv.

    Aktualisht me skuadrën e Leçes luaj si mesfushor i avancuar dhe shpresoj që të vazhdoj të ngjis shkallët e karrierës pasi e ndjej se kam shumë për dhënë.

    Nuk e kam pasur të lehtë zgjedhjen, por jam i lumtur që luaj me Shqipërinë tani.

    Kur isha i vogël e ndiqja Kombëtaren dhe kam pasur ëndërr të vishja fanellën kuqezi, të luaj me Kombëtaren A dhe në nivel klubi synoj të luaj Champions League në të ardhmen”, thotë Medon Berisha.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark