×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mefi deklarohet për Brezovicën, harron që Berat Lahu gjendet në burg

    Insajderi
    11 October 2022 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas aksionit të Policisë ku janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare, kështu duke harruar që Berat Lahu gjendet në burg për rastin e njohur “Brezovica.

    Mefi i VV-së ka thënë se kjo qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi të luftohet, derisa ka harruar që zyrtari i Vetëvendosjes, Berat Lahu është në burg, i cili u arrestua për rastin e njohur si “Brezovica”.

    “Dikush thotë se prokuroria po e bën, por edhe prokuroria ishte këtu shumë moti. Kjo është qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi, sidomos ai i nivelit të lartë, të luftohet.14 shkurti 2021 është moment i pakthyeshëm. Shteti do të bëhet”, ka shkruar Mefail Bajqinovci në reagim.

    Ai ka shtuar se Ligji ka qenë këtu për pothuajse 23 vite, e Brezovica shumë më moti, por ndërtimet ilegale atje lulëzuan pasi askush nuk mundi ta ndalojë shkatërrimin.

    “Ligji ishte këtu për pothuajse 23 vite, e Brezovica shumë më moti. Por, ndërtimet ilegale atje lulëzuan dhe askush për gjithë këto vite nuk mundi ta ndalojë shkatërrimin. Pse?! Sepse njerëz të fuqishëm të politikës e biznesit ishin atje. U deshtë vetëm ndërrimi i njëmendt politik në qeverisje të bëjë të mundur hetimin dhe sot edhe konfiskimin e mbi 100 shtëpive atje”.

    Berat Lahu asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, dhe dhëndër i Ministrit Liburn Aliu, dyshohet sipas prokurorisë dyshohet për për dy vepra penale, “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lahu që mbante pozitën e drejtorit të  KEDS-it për distriktin e Ferizajt, sipas prokurorisë ka përfituar pronë e ka kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark