Anëtari i Konyasporit ka shënuar gola të rëndësishëm për skuadrën e tij këtë sezon por as forma e mira nuk po mjafton që ai të behët futbollist kyç në skuadrën kombëtare.
Për këtë Meha nuk ka shpjegim, por mesfushori potencon faktin se trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, nuk është duke u kujtuar për të.
“Nuk jam kontaktuar nga De Biasi dhe nuk e di a më ndjekin se çfarë bëj apo jo. Jam duke luajtur thuajse çdo ndeshje me nga 90 minuta dhe mediet vendase këtu kanë shkruar që po bëj mirë dhe po ndihmoj skuadrën”, deklaroi deklaroi Meha për Panorama-sport.
Meha është kritikuar nga De Biasi pas ndeshjes me Serbinë në Shqipëri edhe pse pati luajtur vetëm 10 minuta lojë.
Meha ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje me skuadrën kuqezi, me të cilën ka arritur të shënojë dy gola. /Insajderi.com