×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mehaj: Miratimi i Projektligjit në mbledhjen e sotme të Qeverisë është hap i rëndësishëm për sigurinë e vendit

    Insajderi
    22 March 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot në mbledhjen e 136 të Ekzekutivit është miratuar Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes.

    Ai ka thënë se kjo Agjenci do të ushtroj aktivitete brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, dhe se njëra ndër qëllimet është mbrojta e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor”, ka deklaruar Mehaj.

    Ministri themelimin e kësaj Agjencie e ka cilësuar “hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark