×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mehaj viziton të moshuarën që u rrah nga infermieret në Pejë

    Insajderi
    07 November 2022 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka qenë në vizitë te e moshuara, e cila ditë më parë ishte sulmuar nga infermieret në qendrën për përkujdesje “Orenda”.

    Mehaj ka thënë se sonte qëndroi në Gjakovë, për ta vizituar Minire Nurën, nënën e dëshmorit, Taulant Nura.

    “Sonte ishim në Gjakovë, vizitë tek nëna Minire, e cila i dha kombit shqiptar djalin e saj, dëshmorin e lirisë, Taulant Nura. Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre”, ka shkruar Mehaj.

    Ai tutje shtoi se kujdesi i familjes për nënën Minire nuk ka munguar asnjëherë.

    “Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim. Kujdesi i familjes nuk ka munguar asnjëherë për nënën Minire. Djali i saj, Taulanti iu bashkua UÇK-së qysh në moshën 17 vjeçare, ai nuk dallohej vetëm për nga mosha, por edhe për nga guximi i cili buronte thellë nga shpirti i tij. Nëna Minire, ia fali djalin e saj atdheut i cili ra dëshmor, por fitoi zemrat e gjithë shqiptarëve, gjithashtu djemtë e ushtrisë sonë janë të gjithë si të ishin djemtë e saj, të gjithë ne do t’i gjendemi pranë sa herë që ka nevojë. Dëshmorët tanë nuk do t’i harrojmë asnjëherë, rrugës së tyre do të ecim gjithmonë”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark