×
  • Showbiz
  • Show

    Melisa reagon e revoltuar pas akuzave të ish-banorit të ‘Big Brother’ lidhur me largimin e Ledianës

    Insajderi
    19 January 2021 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Puntanta e fundit në “Përputhen” solli shumë të papritura për publikun, ngase u përcoll edhe me disa largime.

    Konkurrentja e re, Lediana Prenga, vendosi që për një kohë të pauzojë nga programi, me arsyetimin se nuk i është përshtatur ende një formati të tillë.

    Por, të gjithë në studio ishin të mendimit se një gjë e tillë erdhi pas akuzave të shumta që iu bënë asaj me të hyrë në program.

    Megjithatë, Lediana mohoi se kjo gjë po ndodh për atë shkak, ani pse Melisa dhe Fatjoni i kërkuan falje për sjelljet e tyre kundrejt saj.

    Edhe jashtë emisionit, kishte nga publiku që fajtorin për largimin e Ledianës e gjenin brenda “Përputhen”.

    Një prej tyre ishte ish-banori i Big Brother Albania, Damiano Agalliu, i cili fillimisht e kritikoi Melisën.

    Ai thotë se Melisa ishte një prej personave që fillimisht është kritikuar shumë, andaj nuk duhej të kishte një sjellje të tillë ndaj Ledianës.

    Po ashtu, ai kritikoi edhe moderatoren Bora Zemani, e cila kishte qenë e ashpër ndaj Ledianës në një puntantë para asaj ku kërkoi vet largimin.

    Agalliu e sheh si absurde kërkimfaljen e konkurrentëve për Ledianën, pas gjithë asaj që kishte ndodhur.

    Krejt në fund, ai thotë se kjo ‘famë’ që konkurrentët kanë bërë është vetëm famë momentale, andja nuk duhet ta quajnë veten VIP.

    Kurse, Melisa i reagoi e mllefosur duke thënë se këtë gjë Damiani po e bën për faktin se nuk ia ktheu ‘followin’ në Instagram, teksa arsyetohet për kritikat që bëri ndaj Ledianës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark