×
  • Lajme
  • Lajme

    “Memli e filloi i pari, Lumiri e vazhdoi me ton të ashpër”, Kusari-Lila rrëfen prapaskenat në takimin me presidenten

    Insajderi
    14 September 2021 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur në emisionin “DPT te Fidani” në T7 për takimin me presidenten Vjosa Osmani ku u fol për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve lokale.

    Partitë opozitare në vend kundërshtuan prezenzën e Kusari-Lilës dhe përfaqësuesit të listës ‘Guxo” në takim për shkak se siç thanë Alternativa dhe Guxo nuk janë të parti të certifikuara.

    “Ka qenë një skenë e cila s’kisha dashtë me u përsërit. I pari e ngriti Memli Krasniqi e i dyti Lumir Abdixhiku me ton më të ashpër”, tregon Kusari-Lila.

    “Kemi qenë në takim konsultativ. Presidentja ka mund me ftuar Ministrin e Shëndetësisë. Ka qenë plotësisht në vullnetin e saj”, thotë Kusari-Lila.

    “E para ishte amatoreske, edhe prej Memlit edhe prej Lumirit edhe e dyta dshakeqe. Në fund e panë që ne kishim zëra tërësisht të pavarur dhe objektiv”, tha ajo.

    Kusari Lila ka folur edhe për  kandidaturën e saj për kryetare të Gjakovës.

    “Vendimin e kam marrë më herët. Ka qenë vendim me peshë politike”, thotë Kusari-Lila.

    ‘Prej momentit kur janë shpall zgjedhjet lokale unë e kam pasur këtë bisedë me kryeministrin”, shpjegon ajo.

    ‘Po ndihem se po kthehem e kompletuar në Gjakovë për ta rikthyer Gjakovën aty ku duhet”, tha Kusari-Lila.

    Ndërkohë kryetarja e Alternativës ka folur për takimin e zhvilluar dje në Presidencë dhe kundërshtimi që iu bë pe

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark