16:01 - 31 Janar 2023

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga atje, ai ka thënë se “Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me SHBA-të, është i domosdoshëm”.

Shkrimi i plotë:

Sot, vizitën time zyrtare në SHBA e fillova në Kongresin Amerikan, ku mora pjesë në forumin e organizuar nga kongresmenët Robert B. Aderholt dhe Pete Sessions, nën moderimin e Fatmir Mediut, me temë “Si ti kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”.

Në prezencë të shumë kongresmenëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me SHBA-të, është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për të gjithë.