Menaxheri i Hysajt e tregon të ardhmen e mbrojtësit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Menaxheri i Hysajt e tregon të ardhmen e mbrojtësit

    Insajderi
    22 June 2016 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, i ka dhënë fund të gjitha diskutimeve për të ardhmen e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare.

    “Mendoj  se Hysaj me 100% do të qëndrojë te Napoli. Klubi nuk ka ndër mend të shqyrtojë oferta për të”, theksoi menaxheri për “Radio Kiss Kiss Napoli” duke i dhënë fund zërave të merkatos për mbrojtësin 22 vjeçar.

    Gjatë ditëve të kaluara u diskutua për interesimin e shumë klubeve të njohura për futbollistin, mes të cilave edhe Barcelona me Arsenalin. Për më tepër, klubi anglez po planifikonte t’i bënte një ofertë Napolit për futbollistin.

    Po kjo deklaratë e Xhiufredit mbyll gjithçka në këtë aspekt, ndërsa afron më shumë rinovimin dhe përmirësimin e kontratës së tij me klubin italian. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark