×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Menaxheri shqiptar Fali Ramadani po qëndron në zyrat e Barcelonës, zbulohet arsyeja

    Insajderi
    08 August 2022 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Menaxheri i Marcos Alonsos, Fali Ramadani ka arritur në Barcelonë.

    Mediumi spanjoll “Diario Sport” ka publikuar pamje kur menaxheri shqiptar arrin në zyrat e klubit.

    Ai po takohet me drejtorin sportiv të Barçës, Mateu Alemany për ta mbyllur çështjen e transferimit të lojtarit në “Camp Nou”.

    Barça thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll për më pak se 10 milionë euro.

    E tash pritet të arrihet marrëveshja edhe ndërmjet klubit spanjoll dhe përfaqësuesit spanjoll.

    Alonso ka kontratë edhe një vit në “Stamford Bridge”, por pritet të largohet qysh tash nga “Blues” pasi një gjë të tillë ua ka kërkuar edhe drejtuesve të klubit.

    Alonso pritet t’i bëjë konkurrencë Jordi Albas tek “Blaugrana”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark