×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Menduan se po ndiqnin Gjermani-Japoni, 40 mijë “gjeni” përfunduan duke parë një video lojë

    Insajderi
    26 November 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kupa e Botës është kompeticioni i të gjithëve, një nga ato evente që bashkon tifozët nga e gjithë bota dhe i ngjit para ekraneve për të ndjekur ndeshjet edhe nëse kombëtarja e tyre nuk është e pranishme. Megjithatë, ndodh gjithashtu që, kur nuk ke mundësi për të parë ndeshjet shumica dynden në ueb në kërkim të një transmetimi pak a shumë të ligjshëm.

    Në Vietnam, asnjë televizion nuk ka fituar të drejtat e transmetimit dhe shumë tifozë kanë kërkuar në internet mënyra për të parë Kupën e Botës. Shumë prej tyre gjetën një video në YouTube që dukej se tregonte mbulim ndeshjebn Gjermani-Japoni. Dukej në fakt, sepse në realitet ajo që po transmetohej ishte thjesht një videolojë e Fifa23 mes dy kombëtareve.

    E tregon gazeta vietnameze VNExpress, duke shpjeguar se mbi 40 mijë përdorues kanë qenë duke ndjekur video lojën. “Më deshën disa minuta për të kuptuar se video nuk ishte ajo që pretendohej të ishte. .”, shpjegoi një nga 40 mijë personat. “E kuptova se ishin imazhe të Fifa23 vetëm kur lexova komentet e tjera dhe pashë mirë pamjet nga afër të lojtarëve”. Kushdo që ka postuar videon e rreme me siguri do të jetë ende duke qeshur: “Teorikisht, me ndeshjet e futbollit që zgjasin me orë të tëra, një përdorues të një kanali të tillë mund të fitojë qindra dollarë në këtë mënyrë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark