×
  • Sport
  • Sport

    Menez beson se Milani mund të arrijë pozitën e katërt

    Insajderi
    03 March 2016 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shumë e shumë ditësh, periudha e gjatë e dëmtimeve përfundoi për sulmuesin francez, i cili ndaj Alesandrias në Kupën e Italisë luajti si titullar duke realizuar një dygolësh për të udhëhequr kuqezinjtë drejt finales së kësaj gare, njofton Gazzetta dello Sport.

    Ish-lojtari i Paris SG nuk i fsheh emocionet pas kësaj paraqitjeje pozitive, ndërkohë që me deklaratat e tij përcjell optimizëm në skuadrën kuqezi.

    “Gjithçka është e mundur, skuadra ka rifituar besimin dhe ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë në këtë rrugë.

    Ja dolëm të kualifikohemi në finalen e Kupës, dhe tashmë duhet të mendojmë për kampionatin sepse ka ende edhe shumë ndeshje dhe kemi shanset tona për t’u renditur të tretët në fund të tij”, deklaroi sulmuesi francez, raporton Insajderi.

    Menez ndaj Alesandrias përveç se u rikthye në formacionin titullar rigjeti edhe rrugën e rrjetës pas një periudhe gati 1-vjeçare.

    “Të shënoja dy gola ishte diçka shumë e bukur sidomos pas një periudhe të tillë. E prisja prej kohësh një mbrëmje të tillë dhe jam i lumtur për atë që ndodhi të martën”, shtoi ish-futbollisti i Romës, PSG-së dhe Monacos.

    Milani ndodhet në pozitën e 5 në kampionatin italian me 47 pikë, gjashtë më pak se Fiorentina dhe Roma që ndodhen në pozitën e tretë, përkatësisht të katërtën.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark