×
  • Showbiz
  • Show

    Mentor Haziri: Këngëtarët tanë duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’

    Insajderi
    06 August 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të ejten është mbajtur nata e parë e edicionit të radhës të festivalit “Sunny Hill”.

    Në këtë mbrëmje performoi artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e shumë artistë të tjerë vendor si: Kida, Elvana Gjata e Yll Limani.

    Për performancën e artistëve shqiptarë në “Sunny Hill” ka dhënë një kritikë këngëtari i njohur, Mentor Haziri.

    Ky i fundit thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

    “Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark