×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    ​“Menxi po pres me ju pa”, Dua Lipa e emocionuar para koncertit në Tiranë

    Insajderi
    28 November 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa orë para koncertit në sheshin Skënderbej, Dua Lipa ka ndarë një video në rrjete sociale me flamurin shqiptar.

    Ylli shqiptar me famë botërore shkruan se ndihet shumë e lumtur si qytetarja më e re shqiptare dhe mezi pret që të performojë sonte në sheshin Skënderbej.

    “Mezi po pres me ju pa”, shkruan në shqip Dua Lipa, teksa njofton se sonte do të mbajë mbrëmje madhështore në Tiranë.

    Kujtojmë që Dua mori nënshtetësinë shqiptare dje nga Presidenti Bajram Begaj. “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.

    Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark