×
Show / Fashion

Mënyra e pastrimit të njollave nga ndryshku, yndyra dhe bari

Insajderi
22 March 2019 - 17:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njollat nga ndryshku apo ushqimi i yndyrshëm me siguri për çdo amvise është një ankth i vërtetë!

Mirëpo, me mjete shtëpiake dhe material nga kuzhina shumë shpejt ankthi do të jetë një e kaluar, transmeton Telegrafi.

Njollat nga ndryshku

Njollat e vogla hiqen me kripë, sipër të cilave duhet shtrydhur lëng limoni dhe duhet lënë të veprojnë gjatë natës. Të nesërmen shpëlani mirë dhe lani në rrobalarëse.

Njollat e mëdha eliminohen në mënyrë tjetër: blini mjetin special për eliminimin e njollave nga ndryshku dhe ndiqni udhëzimet të cilat i gjeni në paketim.

Njollat nga bari

Si pastrues i shkëlqyeshëm është treguar pasta e dhëmbëve. Shtrydhni sipër njollave, fërkoni dhe lini të qëndrojnë rreth një ore. Në fund lani si zakonisht.

Zgjidhje mirë janë edhe të bardhët e vezëve dhe uthulla. Të bardhët e vezëve tundni, qitni në njolla, fërkoni dhe lani. Njollat e forta trajtoni me përzierje të uthullës alkoolike dhe ujit. Lini të veprojnë 15 minuta, pastaj lani.

Njollat nga yndyra

Njollat nga yndyra më së miri do t’i eliminoni me detergjent të lëngshëm, të cilin menjëherë duhet ta fërkoni në njollë. Rrobën njomeni në ujë të nxehtë dhe lini të qëndrojë gjatë natës. Pastaj lani në rrobalarëse. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark