×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mënyra qesharake se si u hakua llogaria e Donald Trumpit në Twitter

    Insajderi
    22 October 2020 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Llogaria e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump është hakuar pasi një person e qëlloi fjalëkalimin e tij duke bërë shaka.

    Eksperti i sigurisë kibernetike, Victor Gevers, kishte qasje në llogarinë e Trump në Twitter por nuk e shfrytëzoi mundësinë për të bërë ndryshime vetëm e bëri të ditur se llogaria e presidentit të shtetit më të fuqishëm amerikan kishte një fjalëkalim shumë të lehtë.


    “Provova katër herë, ndërsa në herën e pestë ia qëllova fjalëkalimit të saktë”, thotë holandezi, transmeton Gazeta Express.

    “Ishte maga2020”, shton ai.

    MAGA është slogan i Trump në kampanjë që kur përkthehet në shqip do të thotë “Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark