×
  • Sport
  • Sport

    Mërgim Berisha përsëri shënon në Bundesliga

    Insajderi
    01 April 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mërgim Berisha po vazhdon me paraqitje të mira në Bundesligën e Gjermanisë.

    Sulmuesi i cili është në huazim nga Fenerbahce te Augsburgu ka shënuar në barazimin e skuadrës së tij.

    Augsburgu arriti ta befasoj Wolfsburgun në xhiron e 26-të me rezultat 2:2.

    Skuadra e Berishës doli në epërsi me një autogol të Maximilian Arnold, derisa 24-vjeçari e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

    GOLAT E NDESHJES:

    Por, dy gola në 10 minutat e fundit bëri që Wolfsburg të siguroj një barazim.

    Fillimisht ishte Luca Waldschmidt për 2:1, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Luca Waldschmidt.

    Berisha këtë sezon ka arritur të shënojë 9 gola dhe të dhuroj katër asistime në 19 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark