×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mërgim Mavraj përjashton mundësinë të transferohet te ndonjë klub shqiptar

    Insajderi
    15 September 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-reprezentuesi dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj tash e një kohë është pa klub, shkruan Insajderi.

    Emri i Mavrajt gjatë afatit kalimtar të verës është lakuar shumë herë me klubet shqiptare por që nuk ka pasur asgjë konkrete.

    Në një intervistë të tij për “SuperSport”, ai ka konfirmuar se e ka menduar si ide të transferohet te ndonjë klub shqiptar, por në fund ka vendosur të mos transferohet për duke lënë kujtimet e mira vetëm nga kombëtarja.

    “E kam menduar dhe mundësinë për të nënshkruar me një ekip shqiptar, por më pas vendosa që të mos nënshkruaj me asnjë skuadër këtu. Është më mirë që gjërat të ngelin me angazhimin tim me kombëtaren dhe nuk do luaj në Shqipëri”, ka deklaruar Mavraj.

    Ndërsa, mbrojtësi kuqezi po ashtu ka zbuluar se është duke menduar që pas pensionimit të bëhet drejtor sportiv dhe për këtë hap ka nis hapat e parë për të marrë licencën.

    “Kam nisur kursin për drejtor sportiv, pasi duhet të mendoj dhe për të ardhmen, për të cilën ende nuk i dihet. Unë e ndjej veten ende si një futbollit dhe jam lojtar i lirë dhe nuk i dihet nëse mund të vijë një mundësi për të zbritur sërish në fushë. Por, e mira është që të përgatitemi dhe për një momentin që nuk do jemi më lojtarë aktiv, ndaj dhe po përgatitem për rolin e drejtori, duke marrë licencën fillimisht”, përfundoi legjenda shqiptare. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark