×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mërgimtari nga Amerika: Na dojnë amerikanët, Kosova nuk di ta shfrytëzojë SHBA-në

    Insajderi
    21 July 2021 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-amerikane në Çikago, i ftuar në “Frontal” në T7, ka folur për rolin e diasporës atje dhe në vendin tonë. Gjithashtu ka thënë se amerikanët e dojnë Kosovën dhe kanë besim te ne. Por, sipas tij, shteti ynë nuk di ta shfrytëzojë Amerikën, në kuptimin e mirë, në planin ekonomik.

    Gjatë bisedës ai tha se kur në shtetin tonë bëhen gabime, “Administrata amerikane mund ta shpreh me buzën në gaz, e dinë që kanë me u bë mirë një ditë”.

    “Në Amerikë është synim i fortë, shteti kombi, jo shtet e parti si ne e në Shqipëri. Kosova nuk e duron më konceptin parti-shtet”, tha ai.

    Ai tha se Amerika është vend i mundësive, teksa tha se amerikanët e dojnë Kosovën dhe kanë konsideratë.

    “Na dojnë amerikaët, kanë konsideratë…Kanë besim të veçantë ndaj neve”, u shpreh ai.

    “Shqiptarët jetojnë mirë në Amerikë, kanë bë kushte të mira kanë standarde të mira”, tha ai tutje.

    Duke shtuar se ka shumë shqiptar që jetojnë në Amerikë.

    “Kosova nuk ka ditë me shfrytëzu Amerikën në kuptimin e mirë, në planin ekonomik”, u shpreh ai ndër të tjera.

    Ai tha se shumë të ri shqiptar studiojnë në Amerikë, teksa u përmend edhe Shpend Ahmeti si student i Harvardit.

    “Shpend Ahmetin e njoh se ka qenë në Çikago, këtu idetë e Harvardit është vështirë me i realizu…Në Amerikë çmohet ideja, atje e ki prapa tërë bagazhin shtetëror”, tha ai.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark