×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Meridian Express me kampanjën “Barazo Faturën” dhuron 4207.92 euro

    Insajderi
    02 June 2021 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për vitin e shtatë me radhë rrjeti i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale ”Barazo Faturën”.

    Përmes kësaj fushate që është mbajtur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë konsumatorët e Meridian Express kanë pasur mundësinë të kontribojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.

    Agon Gashi, Drejtor Ekzekutiv në Meridian Express, thotë se jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me konsumatorët tanë, të cilët edhe në kohë pandemie,  u treguan  zemërgjerë që të ndihmojmë dhe kontribuojmë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e SOS Fshatit. Ne zgjodhëm, 1 qershorin, ditën e fëmijëve për të ju dorëzuar çekun duke uruar që të gjithë fëmijët të jetojnë shëndetshëm, të barabartë dhe të kenë mirëqenie sociale.

    “Ne si SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë besojmë se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm. Natyrisht, se puna jonë do të ishte e pamundur pa donacione dhe përkrahje nga komuniteti, përkrahje kjo që ju mundësojnë fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes, që thjesht të jenë fëmijë. Faleminderit Meridian Express-it dhe konsumatorëve të saj që vazhdimisht ndihmojnë fëmijët tanë” shtoi Albana Zogu Morina – Përgjegjëse për Mbledhjen e Fondeve në SOS Fshatrat e Kosovës.

    Këtë vit, mjetet e grumbulluara do të dedikohen për arsimimin e fëmijëve të kësaj qendre.

    Meridian Express vazhdon të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë dhe këtë e dëshmon dhe çmimi për filantropi, ai i “FIDES – në nivel koorporativ, fitues i çmimit për Përgjegjësi sociale nga CSR Kosova si dhe MIK i fëmijëve nga KOMF.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark