×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Meridian Express – në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” kanë filluar kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram

    Insajderi
    30 April 2021 - 16:46

    Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes, në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” kanë filluar kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram”.

    Qëllimi i kësaj kampanje është grumbullimi i sa më shumë pakove për familjet në nevojë që Festën e Fitër Bajramit t’a presin me tryezën e mbushur plot.

    Në 41 marketet ,të cilat janë prezente në tetë qytetet kryesore në Kosovë, do të jetë nga një shportë e cila do të përmbajë produkte esenciale, ju mund të kontribuoni duke blerë këto pako të cilat do të  dhurohen për familjet në nevojë. Pako përmban produkte 100 % vendore të cilat janë: miell,pasul, oriz, makarona, vegetë, kripë, supë, llokum dhe lëngje.

    Grupi i Vullnetarëve #COVID19 është krijuar me iniciativën e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën / Let’s Do It Kosova” me qëllim të bashkimit të të gjithë atyre qytetarëve, që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të menaxhuar sa më lehtë, sigurtë dhe suksesshëm situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19 si dhe për të ndihmuar ndihmuar familjet gjithandej vendit që kanë mungesë të gjërave elementare për jetesë në këto kohë krize. Përzgjedhja e  familjeve për shpërndarjen e ndihmave do të bëhet nga kjo organizatë

    Yllka MustafaVejsa  – Menaxhere e Marketingut në Meridian Express u bën thirrje gjithë konsumatorëve që të kontriubojnë duke blerë pako ushqimore për këto familje, në mënyrë që edhe familjet në nevojë të shoqërojnë festën me fytyra të buzëqeshura e tavolina të mbushura.

    Kampanja zgjat nga data 29 prill – 7 maj në të gjitha marketet Meridian Express.

    Le të ndajmë me të tjerët gëzimin e Festës të Fitër Bajramit!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark