Ajo erdhi me tre truproja në supermarket dhe me çantat e saj.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u fotografua teksa bënte blerjet për Krishtlindje në supermarketin e lagjes në Berlin.
Në orën 15:00 ajo dha një konferencë për shtyp, në orën 15:50 ishte duke paguar në arkën e supermarketit.
Në karrocën e blerjeve kishte gjalpë, piper, patate dhe gjizë.
“Jo ndonjë gjë shumë festive, blerje normale,” tha shitësi.
Ai tha se Merkel ka bërë të paktën 30 blerje vetë në supermarket. As mish pate, as krap, as verë, por vetëm një kuti me çokollata ‘Mon Cheri’ bleu kancelarja për rreth 5 euro.
Pasi i uroi Krishtlindjen shitësit, u largua.
Fotot e saj vijnë në momente tensioni në Gjermani, pas sulmit terrorist në Berlin.
Kjo ngjarje mund të ketë lëkundur shanset e saj për t’u rizgjedhur kancelare, megjithatë gjermanët sërish edhe këtë herë ishin të përmbajtur në reagimet e tyre.