Merkel e Macron i kishin kërkuar diçka Haradinajt në këmbim të vizave, sipas Daçiqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel e Macron i kishin kërkuar diçka Haradinajt në këmbim të vizave, sipas Daçiqit

    Insajderi
    15 July 2019 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë takimit të Berlinit ku morën pjesë edhe pala kosovare, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kanë kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që ta heq taksën dhe në këmbim të saj të merr liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Të gjitha këto deklarata i ka zbuluar dhe po i thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, madje ai po thotë se Haradinaj kishte nënvlerësuar takimin me Merkelin dhe Macronin.

    “Ata në një moment i thanë hiqeni taksen dhe ne do të sigurohemi që të hiqen vizat. Haradinaj u përgjigj: Kush do të na garantojë atë…Shoh se sa Haradinaj e respekton rolin e Francës. Ata nuk dinë më ku godasin”, tha Daçiq për TV Prva.

    Dacic ka deklaruar po ashtu se ky qëndrim i Haradinajt ndaj Francës, është mesazh i mirë për Kosovën se Macron do të qëndrojë vetëm në Beograd dhe jo në Prishtinë.

    Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka thënë ditë më parë se roli i Francës është rritur tani dhe po dëshiron një arritje të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark