×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merkel në samitin e NATO-s: Fushata dezinformuese e Rusisë në agjendën tonë

    Insajderi
    14 June 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi adresimin e fushatës së dezinformimit të drejtuar nga Rusia në dëm të perëndimit. Në samitin e NATO-s, zonja e “hekurt”, tha se duhet diskutuar edhe ndikimi i Kinës.

    “Çështjet në rendin e ditës sot na shqetësojnë të gjithëve. Para së gjithash sfida me të cilën po përballemi: Rusia, por edhe rajoni Indo-Paqësor me Kinën në rritjen e masave. Ne do të flasim për tërheqjen nga Afganistani dhe unë do t’i kthehem çështjes së asaj që ne kemi arritur dhe mësuar atje dhe atë që duhet të marrim parasysh për konceptet tona të ardhshme.

    Sfidat hibride po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme: sulmet kibernetike dhe, veçanërisht në lidhje me Rusinë, fushatat dezinformuese kundër shumë aleatëve të NATO-s. Gjermania gjithashtu preket nga kjo”, tha Merkel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark