Merkel reagon pas videos ku shfaqet duke u dridhur shkaku i sëmundjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Merkel reagon pas videos ku shfaqet duke u dridhur shkaku i sëmundjes

    Insajderi
    10 July 2019 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzoi sot shqetësimet e ngritura pas dridhjeve të reja të trupit të saj, për herë të tretë brenda tri javësh, duke deklaruar se ishte në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve shtetërore të saj.

    “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

    Merkel siguroi se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.

    “Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, theksoi ajo

    Video: 

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.

    Dëshmitarë okularë raportuan se kancelarja u drodh për një kohë të gjatë gjatë ekzekutimeve të himneve kombëtare.

    Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta.

    Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

    Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark