Aktorja me famë botërore Meryl Streep këtë vit ka shënuar nominimin e 20-të për Oscar, shkruan KultPlus.
Streep është nominuar në kategorinë për rolin më të mirë femër për rolin e saj në filmin “Florens Foster Jenkins”. Në këtë fil ajo luan rolin e një femër të pasur nga New York.
Streep deri tash është nominuar për 16 herë për rolin kryesor femër, dhe katër herë për rol dytësor, dhe sa i përket numrit të nominimeve ajo tash ka shënuar rekord, duke lënë pas edhe Katharine Hepburn dhe Jack Nicholson, të cilët janë nominuar nga 12 herë.