×
  • Sport
  • Insajderi / Ballina 5

    Mes Joshuas dhe Franklin pati përplasje edhe pas përfundimit të meçit

    Insajderi
    02 April 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anthony Joshua shënoi fitore në meçin e së shtunës, kundër Jermaine Franklin, në kategorinë e peshave të rënda.

    Dueli në “O2 Arena” të Londrës zgjati për 12 raunde, teksa në fund triumfoi britaniku me vendim unanim të gjyqtarëve.

    Një përplasje mes tyre ndodhi pas raundit të 12-të, që u përfshin edhe anëtarë tjerë, por ndërhyrja e shpejt e stafit të sigurimit e evitoi një eskalim të mundshëm të situatës.

    Ndryshe, për Joshuan ishte kjo fitorja e tij e 26-të, krahas tri humbjeve të regjistruara në boksin profesionist.

    Në anën tjetër, për Franklin ishte kjo humbja e dytë, krahas 21 fitoreve, shkruan Express.

    Me këtë fitore, “AJ” ka hapur rrugën për t’u rikthyer sërish në garë për titujt kryesor në boks.

    Përveç dy humbjeve të pësuara ndaj Oleksandr Usyk, Anthony Joshua kishte humbur edhe brezat e artë të versioneve WBA, WBO e IBF.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark