×
  • Showbiz
  • Show

    Mes lotësh, Dafina Dauti rrëfen një periudhë të rëndë të jetës në BBVK: Nuk haja e as nuk flija

    Insajderi
    29 January 2023 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Dafina Dauti rrëfeu sonte një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur në jetë.

    Ajo tha se ka pasur një periudhë kur as nuk ka mundur të hajë as të pijë e as të fle.

    Mirëpo, këngëtarja u shpreh se fëmijët e vet ishin motiv që të vazhdonte tutje.

    “Ka qenë një kohë kur unë as nuk kam mundur të flej, as të ha, as të pi, as kurgjo. Veç për fëmijët edhe kam thënë, ti je shumë e fortë edhe nuk bën të të shohin njerëzit se ke rënë përtokë. Në jetën time, krejt në jetë i kam pasur 58 kilogramë. Kur kam hyrë në banjë që të lahem kam parë që më kanë rënë flokët”, u shpreh ajo.

    “Një herë kam qenë te një psikologe dhe më jo. Familja më kanë përkrahur edhe e kam pasur një shoqe që e përshëndes, e dua shumë që dy vjet nuk më është ndarë asnjëherë. Për mua është njeriu më i mirë që e kam njohur”, shtoi tutje Dauti.

    Dafina ndryshe viteve të fundit ka bërë një tërheqje nga muzika, ndërsa ka qenë e fokusuar më shumë te fëmijët. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark