×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Mes lotësh dhe zhgënjimit për eleminimin nga Botërori, tifozi meksikan bën copa-copa televizorin

    Insajderi
    01 December 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fitorja 2-1 në ndeshjen e fundit kundër Arabisë Saudite rezultoi e padobishme për Meksikën, e cila i dha lamtumirën Katarit para kohe për shkak të një golavarazhi më të keq ndaj Polonisë. Përfaqësuesja meksikane, në shtatë edicionet e fundit kishte arritur gjithmonë të kualifikohej , dhe për tifozët ishte një dramë. Midis tyre, megjithatë, ka nga ata që e kanë marrë shumë keq…

    Të shohësh vendin tënd të eliminuar nga Kupa e Botës është pa dyshim një përvojë zhgënjyese, por një tifoz i Meksikës ndoshta ka shkuar pak larg. Në fakt, pak çaste pas fërshëllimës së fundit, tifozi në fjalë nuk mundi të kontrollonte emocionet e tij dhe kishte idenë brilante për të shfryrë gjithë inatin ndaj televizorit.

    Tifozi i Meksikës fillon të godasë televizorin e tij të varur në mur duke bërtitur dhe sharë, më pas largohet për të marrë diçka në një dhomë tjetër: një thikë. Në mënyrë të pabesueshme, fansi i verbuar nga zemërimi fillon të godasë vazhdimisht me thikë televizorin derisa e shkatërron atë dhe më pas fillon të qajë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark