09:42 - 06 Nëntor 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në emisionin “Kendiv” në T7 ka bërë të ditur se e ka paditur ish-këshilltarin e kryeministrit Kurti, Elvis Hoxhën, i cili kishte deklaruar se se “s’është e çuditshme që Rrahman Jashari përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovraniteti në veri”.

Ai pohoi se deklarata e Elvis Hoxhës ishte goditja më e fortë që mori dhe që e qoi në një sulm emocional

““Ishte ofendim shumë i rëndë për mua dhe familjen. Fillova të qaj pa dashur, një media më zuri në atë pozitë – ndoshta ky moment ndodhi dhe ai njeriu pastaj kërkoi falje publike, por plaga mbeti” – tha ai.

Jasharaj theksoi se nuk mund t’ia falë kurrë, prandaj e ka dorëzuar lëndën në gjykatë.

“Nuk ja kam falur, jo për besë. E kam paditur, kam dashur ta padisë për ta shëruar plagën time”- tha Jasharaj me sytë e mbushur me lot.

Ndër tjerash, Jasharaj theksoi se Hoxha nuk është dashur të ngutej me deklaratë të tillë.