×
  • Sport
  • Sport

    Mes shqiptarësh, Dellova debuton me Hajduk Splitin

    Insajderi
    18 July 2021 - 13:11

    Mbrojtësi 22-vjeçar, Lumbardh Dellova, i cili zgjati marrëveshjen me Hajduk Splitin deri në verën e vitit 2025, duke u kthyer nga huazimi njëvjeçar te Prishtina, debutoi mbrëmë me klubin kroat, shkruan Insporti.

    Ditën e djeshme nisi edicioni i ri i kampionatit kroat, ku Lokomotiv Zagreb luajti ndaj Hajduk Split në takimin që përfundoi me rezultat të barabart (2-2), me të dy ekipet, që kanë mjaft prani shqiptarësh.

    Enis Çokaj ishte më aktivi tek Lokomotiv, duke dhuruar dy asiste, teksa nga ana tjetër edhe Emir Sahiti e la shenjën e tij në këtë ndeshje për Hajduk Split. Anësori dha pasimin final të golit të parë të ndeshjes, që kaloi në avantazh të përkohshëm Hajdukun.

    Kurse, Dellova u inkuadrua në lojë në minutën e 81’të të ndeshjes.

    Kujtojmë se, Dellova ishte bashkuar me klubin në shtator 2018 dhe që atëherë ka luajtur për junior dhe në ekipin e dytë, ndërsa sezonin e kaluar ishte në huazim te Prishtina ku fitoi titullin.

    Me pak minuta sa pati në dispozicion, Dellova u vlerësua me notën 6.6 nga SofaScore, me Çokajn e Lokomotivës që u vlerësua me notën 7.8.

    Ishte Emir Sahiti ai që u vlerësua me notën më të lartë 8.1

    This image has an empty alt attribute; its file name is image-11.png

    /Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark