×
Show

Mesazh prekës i Ledina Çelos për nënën e saj

Insajderi
12 February 2016 - 12:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtarja Ledina Çelo ka shkruar një porosi prekëse për ditëlindjen e nënës së saj tashmë të ndjerë.

Këngëtarja nga Shqipëria që një kohë jeton në Gjermani, ka falënderuar nënën e saj për siç ka thënë, edukimin dhe dashurinë që i ka dhënë gjatë tërë jetës.

“Jam e lumtur qe u linda u rrita e u edukova nga një mbretëreshë si ty nena ime e dashur, qe me dhe virtytet me te mira e pozitive, qe gjerat negative që ekzistojnë ne këtë bote , mi përktheve ne dashuri, e përbuzjen e te keqen ne mirësi”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë e saj në Instagram.

“Më mungon shumë nëna ime e shtrenjtë! Ti sot ke ditëlindjen, e unë ta dedikoj ty mbretëresha ime atë çka jam unë sot. Kam kohe që nuk e dëgjoj zërin tënd te ngrohtë, këshillat e tua te vyera, kur vija kokën në prehrin tënd, e kjo me jep trishtim”.

Ajo po ashtu ka postuar një foto ku shihet nëna e saj në moshë të re.

Këngëtarja 39 vjeçare është e martuar me ish-kampionin e kick boksit Naim Kabashi. Nga kjo martesë ata kanë sjell një jetë dy fëmijë , një djalë dhe një vajzë.

Kënga e fundit ishte “Gaboja”, ku me këtë këngë u paraqit në festivalin e Këngës Magjike 2013./Insajderi

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark