09:58 - 26 Janar 2022

Ishin ngritur shqetësime të mëdha për yllin e Liverpoolit, Sado Mane pasi ai u përplas kokë me kokë me portierin e Kape Vergës Vozinha, por ai ka reaguar duke thënë se është mirë, transmeton Insporti.

29-vjeçari kishte humbur ndjenjat gjatë përplasjes, u rrëzua në tokë pasi e festoi golin dhe më pas u nxor nga loja.

Mane pati nevojë për mjekim në fushë dhe befasisht u lejua ta vazhdonte lojë. Ai e shënoi golin e fitores së Senegalit për t’ia siguruar çerekfinalen.

Mane më vonë e publikoi një fotografi ku shihet i shtrirë në spital dhe përballë Vozinhas.

Ai konfirmoi se është mirë, por paraqitja e tij në ndeshjet e ardhshme në këtë turne është në dyshim.