×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori i Chelseat njofton largimin – drejt transferimit te City

    Insajderi
    08 June 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mateo Kovacic është në kombëtaren e Kroacisë për finalet e Nations League  dhe në deklaratat në vendin e tij ka paralajmëruar largimin nga Chelsea.

    Mesfushori kroat bëri një autokritikë të ashpër për sezonin e vështirë të ‘bluve’ këtë vit, por ai nuk u ndal me kaq, teksa ndër të tjera tha se të gjithë flasin se do të largohet nga londinezët.

    “Kam një kontratë njëvjeçare me Chelsean dhe ky sezon ka qenë shumë i keq. Gjithçka tregon se pas pesë vitesh do të ndryshoj ekip, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Për momentin jam i fokusuar me Kroacinë për Natinos League,”- tha mesfushori kroat i Chelseat.

    Manchester City ka qenë mjaft i interesuar për Kovacic. Anglia dyfishohet si destinacioni i ardhshëm më i mundshëm i kroatit. Mirëpo, Kovacic ka folur shumë mirë për skuadrën e Guardiolës.

    “Manchester City është një ekip i lartë dhe për mua ata e meritojnë të jenë në finalen e Champions League. Kjo është ajo që duhet të them. Vera është e gjatë, do të shohim se çfarë do të ndodhë,”- tha Kovacic për ‘Citizens’.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark