×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mesfushori shqiptar prezantohet në Turqi

    Insajderi
    29 June 2022 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uerdi Mara është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri në radhët e ekipit turk, Ankara Keçiörengücü. Ashtu siç lajmëroi Supersport një ditë më parë, ish-lojtari i Skënderbeut do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë ndërsa tashmë do të aktivizohet me skuadrën e Ligës së Parë turke, me ambicien për të arritur sa më shpejt elitën.

    23-vjeçari ka firmosur një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur për tre vite me klubin Ankara Keçiörengücü, ndërsa në këtë skuadër, Mara do të bashkohet me ish-lojtarin e Partizanit, Jurgen Bardhi që gjithashtu është një prurje e re në klubin turk. Sakaq, me Ankara Keçiörengücü aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Arb Manaj./SS/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark