Arsenali ka paguar klauzolën e sulmuesit të Leicesterit, Jamie Vardy, dhe ka arritur marrëveshje edhe për kushtet personale dhe pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtare.
Sipas medieve angleze, futbollisti anglez do të zyrtarizohet tek Arsenali brenda 24-orëve të ardhshme, derisa kanë zbuluar edhe “futbollistin menaxher” që ka përdorur Wenger për transferimin e Vardyt.
Mesfushori i topçinjve dhe Vardy kanë marrëdhenje shumë të mira ndërmjet vete, pasi që edhe te dytë janë pjesë e Kombëtarës së Anglisë.
Kombëtarja angleze do ta nisë kampionatin evropian më 11 qershor, kur do të takohet me Rusinë, ndërsa ndodhet në të njëjtin grup me Uellsin dhe Sllovakinë. /Insajderi.com