Skuadra e AC Milan do të luaj sot ndeshjen e fundit për këtë sezon, ku vetëm një pikë do ti sjellte titullin e 19-të.
Milan dhe Inter kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, por vetëm njëra do të festoj sot titullin e kampionit.
Për t’i nxitur futbollistët dhe për t’i shpërblyer ata për punë gjatë këtij sezoni, Milan do të ndajë 200.000€ bonuse për secilin futbollistë, raporton La Repubblica.
Rossonerët aktualisht mbajnë vendin e parë në tabelë me 83 pikë pas 37 ndeshjeve të zhvilluara, derisa Neroazzurët janë të dytët me 81 pikë.
Në Itali vlejnë ndeshjet e ndërsjella dhe Milan ka bilanc më të mirë se rivali lokal e kjo bën që Rossonerët me pikë të barabarta të shpallen kampion.
Milani e zhvillon në udhëtim ndeshjen e fundit të kampionatit, ku do të përballet me Sassuolon në Mappei Stadium në të cilin do të jenë 18 mijë tifozë Rossonerë.