×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Mësohuni të jetoni me ta”, minjtë po “pushtojnë” shtëpitë

    Insajderi
    19 October 2022 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekspertët kanë paralajmëruar për brejtës të mëdhënj të cilët janë rezistentë ndaj helmit.

    Ata thonë se njerëzit duhet të fillojnë të mësojnë si të jetojnë me turmat masive të brejtësve.

    Minjtë thuhet se janë rezistent ndaj kimikateve dhe filluan të dynden nëpër shtëpi në kërkim të ushqimit.

    Presidenti i Shoqatës Britanike të Kontrollit të Dëmtuesve (BPCA), Chris Cagienard tha se kompanitë tani po dërgojnë mostra të minjve që ata mendojnë se po tregojnë shenja rezistence.

    Nga ekzemplarët që janë testuar gjatë gjashtë muajve të fundit, vetëm një rezultoi jo rezistent.

    Cagienard tha se popullsia e minjve në Mbretërinë e Bashkuar nuk po zvogëlohet, ata po rriten. Kjo po ndodhet që para Covid dhe vazhdon të ndodhë.

    “Ka më shumë minj brenda shtëpive dhe ka shumë produkte ndaj të cilave kanë filluar të kenë rezistencë. Në zona të caktuara të vendit këto produkte nuk kanë më efekt, ndaj duhet të kemi kujdes” tha ai.

    Disa qytete skoceze po përjetojnë gjithashtu ndryshime “sjelljeje” të cilat janë bërë më të rënda gjatë 10 viteve të fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark