×
Show

Mësojeni cilën do gjuhë të huaj në këtë mënyrë

Insajderi
01 February 2016 - 09:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Matthew Youlden flet rrjedhshëm 9 gjuhë dhe kupton shumë të tjera. Ai i ka disa porosi për ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhët e huaja

Pse dëshironi ta mësoni?

Kjo mund të duket shumë e qartë, por, nëse nuk keni një arsye të mirë për ta mësuar gjuhën, ju nuk mund të jeni të koncentruar për ta bërë atë. Nëse vendosni ta mësoni një gjuhë, atëherë nuk duhet ta harroni arsyen pse ia keni filluar.

Gjeni një partner

Gjeni një person i cili ka qëllimin e njëjtë. Matthew i ka mësuar gjuhët me vëllain e tij binjak, teksa gjuha e parë e huaj që ata kanë mësuar është gjuha greke.

“Ka qenë një lloj konkurrence dhe sfidonim njëri tjetër. Asnjëri nga ne nuk donim që të gjendeshim në pozitën e humbësit”, tregon Youlden

Flisni me veten

Kur nuk keni dikë tjetër që flet me juve në gjuhën që po mësoni, nuk ka asgjë të keqe të flisni me veten. Sado e çuditshme që mund të duket kjo, duhet ta keni parasysh që është njëra prej mënyrave më të mira për ta mësuar atë.

Në këtë mënyrë ju do t’i mbani të freskëta fjalët dhe fjalitë që i keni mësuar kohëve të fundit.

Mbajeni me rëndësi

Nëse ju ia caktoni vetes qëllimin që të jeni në gjendje të bisedoni me të tjerët në atë gjuhë, atëherë me shumë gjasë nuk do ta gjeni veten të humbur në libra. Nëse realizoni biseda me të tjerët në gjuhën e re, procesi do të vazhdojë të mbetet i rëndësishëm për ju.

Kënaquni me të

Të përdorni gjuhën që sapo e keni mësuar është një akt kreativ. Ju mund të provoni të incizoni zërin tuaj duke kënduar këngë në atë gjuhë. Por, jo vetëm me kaq, provoni të gjeni mënyra argëtuese për ta zhvilluar gjuhën. Nëse nuk po mund të gjeni mënyrën për t’u kënaqur me gjuhën, atëherë me shumë gjasë nuk po e ndiqni rregullën numër 4.

Silluni si fëmijë

Kjo nuk do të thotë që duhet të bëni gjeste fëmijësh, të acaroheni menjëherë apo ushqimin e restaurantit ta vendosni mbi kokë. Ju duhet të provoni të mësoni gjuhën, në mënyrën që e mësojnë fëmijët. Ekspertët nuk po mund të gjejnë një lidhje mes moshës dhe cilësisë për të mësuar.

E vetmja që duhet të bëni është të mbani disa nga qëndrimet e fëmijëve: mungesë të vetëdijes, dëshirën për të luajtur në gjuhën e re dhe gatishmërinë për të bërë gabime.

“Ne mësojmë duke bërë gabime. Si fëmijë, pritet nga ne që të bëjmë gabime, por si të rritur këto bëhen tabu”, tregon Matthew

Lëshojeni veten dhe ndjehuni rehat

Gatishmëria që të bëni gabime nënkupton që të jeni të gatshëm ta gjeni veten në situata të turpshme. Kjo mund të jetë e frikshme, por është mënyra e vetme për t’u zhvilluar dhe përmirësuar. Nuk ka rëndësi se sa shumë ju mësoni, ju nuk mund ta mësoni asnjëherë një gjuhë nëse nuk e lëshoni veten: në biseda me njerëzit që nuk i njihni, t’i pyesni ndonjë pyetje, të përpiqeni t’u tregoni ndonjë barsoletë.

Dëgjoni

Ju duhet të mësoni të dëgjoni para se të flisni. Secila gjuhë tingëllon çuditshëm herën e parë që ju e dëgjoni, por sa më shumë ta ekspozoni veten para saj, ju e përvetësoni atë dhe në këtë mëyrë bëhet më e lehtë që ta flisni rrjedhshëm.

Shikojini njerëzit teksa flasin

Gjuhë të ndryshme kanë mënyrat e veta të lëvizjes së gjuhës, buzëve apo edhe shkronjave që dalin nga fyti. Prononcimi është sa fizik aq edhe mental.

Teksa shikoni njerëzit që flasin në atë gjuhë, jepini rëndësi edhe mënyrës se si ata i përdorin fjalët dhe shkronjat. Jepini rëndësi se si ata flasin dhe kjo do të ju ndihmojë që ta përvetësoni gjuhën shumë shpejtë.

Zhytuni në të

Ju e bëtë zotimin, si të vazhdoni tash?

Nuk është me rëndësi se në cilën mënyrë, por ju nuk duhet t’ia lejoni vetes as edhe një ditë të vetme pa ushtruar në gjuhën e re.

Mbajeni mend, mënyra më e mirë është që t’i bëni njerëzit të ju flasin dhe të ju kthejnë përgjigje në atë gjuhë. Nëse frikësoheni të gaboni, nuk do ta mësoni asnjëherë atë gjuhë./Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark