×
Make Up

Mësoni teknikën më të mirë për të lyer sytë me hije për vetëm 10 minuta

Insajderi
16 September 2019 - 17:23

Janë të bukur për çdo lloj forme apo ngjyre fytyre. Por duhet të dini mënyrën për t’i lyer ato që mos të dukeni të ekzagjeruar apo me keq akoma sikur keni një shenjë në sytë tuaj. Gita Bass, artistja e makeupit e cila kujdese për shumë personazhe të njohur si Elisabeth Moss, Cami Mendes dhe Olivia Wilde ka treguar një teknikë shumë të thjeshtë dhe praktike:

Aplikoni primer në kapakun e syve: GITA thotë: “Nëse doni të bëni shumë hije, primeri me të vërtetë ndihmon që ngjyrat të  përzihen dhe gjithashtu të zhdukin çdo hije të damarëve.

Aplikoni një shkëlqyes kremoz: Në mënyrë që mos të filloni menjëherë me tonalitetet e errëta aplikoni një shkëlqyes që syri të duket më bukur

Aplikoni laps të zi në qepalla: Kjo gjë do t’ju lehtësojë shumë punën më pas. Pasi ta aplikoni shumojeni me një furçë pa qenë nevoja të tregoheni shumë të kujdesshëm.

Të njëjtën gjë bëjmë dhe me pjesën e poshtme të syrit. Më pas nëse dëshironi që hija të jetë më e fortë aplikojmë ngjyra pluhur sipas dëshirës. Të njëjtën gjë mund të bëni dhe më ngjyrat e tokës jo patjetër me ngjyrën e zezë.

Hapi i fundit është lyerja e qerpikëve me rimel dhe pastrimi i ndonjë grimce pluhuri që mund të ketë rënë në fytyrë.

 

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark