Liones Messi ka thënë se karriera e tij me Argjentinën ka përfunduar pasi ai humbi penaltinë në ndeshjen finale që Argjentina e humbi nga Kili në Kupën e Amerikës.
Kjo është hera e dytë që Kili e fiton këtë garë në dy vitet e fundit, shkruan The Guardian.
Është e vështirë, dhe nuk eshtë koha për analiza tani, ka thënë ai. “Në zhveshtore unë mendova se ky është fundi për mua. Kjo është ajo se çfarë ndjej tani,” ka thënë ai.
“Kam provuar shumë q të bëhem kampion me Argjentinën. Por nuk ka ndodhur, nuk kam mundur të arrijë këtë. Mendoj që është më e mira për të gjithë, për mua. Kjo është zgjedhja ime, vendimi im, kam provuar shumë herë por nuk ia kam dalë,” ka thënë ai.