×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Messi krijon momentin ikonik si Maradona më 1986

    Insajderi
    19 December 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    El Kun (Kun Aguero) nuk ka hezituar që ta bartë në krahët e tij shokun më të ngushtë Messi, pas fitores së Botërorit

    Janë disa imazhe që kanë lënë shenja në histori të këtij sporti.

    Fotografitë ikonike që gjithkush ëndërron që t’i imitojë një ditë. Kjo ka ndodhur me foton e Diego Armando Maradona pasi që ai fitoi Botërorin më 1986 në finalen që u zhvillua në Meksikë. Ajo tregon El Pelusan duke bartuar në duart e tij kupën derisa ai bartet në stadiumin Azteca në krahët e një personi tjetër.

    Është menduar se ky imazh nuk do të përsëritët kurrë, por kjo nuk ishte e rastit. Lionel Messi me në fund arrin që ta fitojë Botërorin, ashtu si idoli i tij dhe ka bërë një foto të tij duke u bartur në krahët e dikujt. Në rastin e Messi, ky ishte shoku i tij i ngushtë, Kun Aguero, i cili nuk hezitoi ta kapte Messi në krah dhe ta barte atë në fushë.

    Aguero ka qenë shumë i afërt me Messi në këtë Botëror. Ata kanë ndarë gëzimet shumicën e kohës sa kanë qenë në skuadër me Argjentinën, si në kohën kur ishin më të ri ashtu edhe me Kombëtare.

    Këtë Botëror Messi dhe Kun kanë qëndruar në një dhomë hoteli gjatë tërë kohës në Katar./Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark